Krahasimi nga “Sport Ekspres”/ Çmenduria gjendet te Hungari-Shqipëri, shihen si favorit lojtarët që nuk gjenden as në…Wikipedia!

Nga Klaudio Ndreca

Nëse Shqipëria do të humbi në mbrëmjen e nesërme ndaj Hungarisë, si fundi i botës duhet të përjetohet më shumë në vendin tonë sesa nëse ndodh e kundërta. Futbolli nuk luhet me fanellë dhe legjendën e së shkuarës, por në bazë të së tashmes. Shumë është përfolur në gjithë këto ditë se Shqipëria ka lojtarë që luajnë në ligat më të mirat të Europës. Por shumë dyshues sërish janë shprehur se edhe këto skuadra nuk mjaftojnë për të kërkuar Botërorin.

Por…e keni seriozisht?! Le të shohim pak sesi Hungaria e kërkon Botërorin dhe një pjesë e madhe e këtyre lojtarëve ishin baza që shkëlqeu në Europian duke ndalur Francën dhe duke përjashtuar Gjermaninë nga grupet, për vetëm fare pak. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me gazetarët hungarez dhe kemi marrë formacionin e mundshëm sesi pritet që Hungaria të luajë në mbrëmjen e nesërme kundër Shqipërisë, teksa të dy Kombëtaret janë thuajse me të njëjtën skemë.

Menjëherë pas marrjes së formacionit kemi bërë gjithashtu një krahasim me pozicionet duke i bashkangjitur lojtarëve dhe ekipet ku luajnë. Mbrojtja e Hungarisë do të përbëhet nga klube si Leipzig-Fenerbace-Grashopërs, që nuk mund të krahasohen me shkollën e futbollit të Europës sa i përket mbrojtjes, Italisë. Të tre mbrojtësit tanë vijnë nga kjo shkollë e Serisë A.

Por nëse iu përmendim mesfushën e Hungarisë dhe skuadrat ku ata bëjnë pjesë, me siguri që do të vendosni duart në kokë dhe do të dyshoni për vërtetësinë. Ferencvaros-Pisa-Osijek dhe Mol Fehervar janë skuadrat ku luajnë tre mesfushorët, ndërsa kishte edhe më keq, mesfushori tjetër. Hungaria do të luajë edhe me Schafer kundër Shqipërisë, teksa ky lojtar luan me Dun Streda. Pas disa hulumtimesh kuptohet se futbollisti në fjalë është pjesë e futbollit në Sllovaki. Ndërkohë nga krahu tjetër gjejmë Hysajn e Lacios, Bajramin e Empolit, Baren e Espanjolit dhe Balliun e Vallecano-s të La Liga. Pa harruar muskujt e Gjasulës që na vijnë nga Gjermania, Darmstad. Cilësia më e madhe e Hungarisë vijnë në sulm teksa Leipzig dhe Freiburg kërkojnë të vendosin disi balancën, por edhe në këtë pjesë, Shqipëria nuk ka një arsenal të mangët. /Sport Ekspres/

Gulasci (Leipzig)/ Berisha (Torino)

Orban (Leipzig)-Szalai Attila (Fenerbace)-Bolla (Grashopërs)/ Ismajli (Empoli)-Kumbulla (Roma)- Gjimshiti (Atalanta)

Botka (Ferencvaros)-Nagy (Pisa)- Schafer (Dun Streda)-Kleiheisler(Osijek)-Nego (Mol Fehervar)/ Hysaj (Lacio)-Gjasula(Darmstad)-Bajrami(Empoli)-Bare(Espanjoli)-Balliu (Vallecano)

Szoboszlai (Leipzig)-Sallai (Freiburg)/ Cikalleshi (Konyaspor)-Uzuni (Ferencvaros)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online