Krahasimi ekip i ministrit të Moldavisë: Mbrojtja e Realit është më e shtrenjtë se investimet tona në ushtri

Reali i Madridit është padyshim një nga klubet më të rëndësishme dhe më të lavdishme të historisë së futbollit. Bashkë me trofetë dhe sukseset ndër vite janë rritur ndjeshëm edhe financat e klubit. Aq sa ndoshta mund të kalojnë edhe investimet e disa shteteve të globit.

Ditët e fundit, një deklaratë epike e Minsitrit të Punëve të Jashtme ka marrë jehonë në mediat ‘online’. Duke marrë shkas nga kërcënimi rus i vitete të fundit, Mihai Popsoi ka vënë theksin te mungesa e sigurisë në mbrojtjen e vendit në rast lufte. Ai i ka cilësuar investimet e Moldavisë në ushtri si më të ulta se vlera e vijës së mbrojtjes së Realit të Madridit.

“Vija e mbrojtjes së Realit të Madridit është më e shtrenjtë se investimet tona në ushtrinë kombëtare”, ka thënë Mihai Popsoi./Sport Ekspres/