Do të jetë i lirë në verë, te Bajerni nxjerrin jashtë listës Klopin: Është i lodhur, nuk e telefojmë për t’i ofruar rolin e trajnerit

Tomas Tuheli nuk do të jetë më trajneri i Bajernit pas përfundimit të këtij sezoni. Jurgen Klopi do të jetë i lirë këtë verë, por bavarezët nuk po mendojnë ta përfshijnë në listën e tyre të kandidatëve. Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut ka thënë për “Bild”-in se Klopi ka pranuar publikisht se ndihet i lodhur pas përvojës te Liverpuli. Eberli shprehet se e kupton ç’do të thotë diçka e tillë, për këtë arsye nuk do ta telefonojë për t’i ofruar stolin e klubit më të trofeshëm në Gjermani.

“Nuk do ta telefonoj Jurgen Klopin për t’i ofruar punën tonë. E di se ç’do të thotë kur Klopi u shpreh: ‘Po më shterin energjitë’. Pak njerëz mund ta gjykojnë më mirë se unë, sepse e kam kaluar vetë. Për këtë arsye nuk do ta telefonoj”, ka thënë Maks Eberli./Sport