Niko Kovaç ka disa javë që përmendet si alternativë për t’u bërë pasues i trajnerit Jup Hajnkes te Bajerni. Kontrata aktuale (ende e pafirmosur, lexoni aperturën), nuk është firmosur akoma, por parashikohet të mbyllet në qershor.
Kështu, trajneri i Eintraht Frankfurtit, ashtu si disa të tjerë (Julian Nagelsman, Tomas Tuhel apo Jurgen Klop) janë duke u shqyrtuar si opsione nga drejtuesit bavarezë.
“Në jetë mund të imagjinosh gjithçka, por gjithçka ka kohën e vet. Jam shumë i lumtur në Frankfurt. Shpresoj që drejtuesit të jenë po kaq të lumtur me mua. Kemi shumë plane përpara. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se do të jemi shumë të suksesshëm së bashku”.