Kovaç befason, talenti shqiptar titullar kundër Juventusit

Prej orës 01.05 me orën tonë në Filadefia do të përballen Bajerni i Mynihut e Juventusi, në një miqësore të vlefshme për turneun ndërkombëtar International Champions Cup.

Bajerni, 6 herë rresht kampion i Gjermanisë, e ka nisur pragsezonin me fitore në miqësoren kundër PSG-së, ndërsa Juventusi, 7 herë rresht kampion i Italisë, nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje që prej muajit maj.

Trajneri i Bajernit Niko Kovaç ka befasuar me formacionin titullar, sepse i ka besuar një vend në formacion edhe mesfushorit shqiptar Meritan Shabani. 19-vjeçari luajti 44 minuta ndaj PSG-së dhe duket se e ka bërë për vete trajnerin kroat.

Kovaç eksperimenton sot, sepse do të luajnë nga minuta e parë edhe sulmuesi 17-vjeçar nga Luksemburgu, Rajan Johanson, mesfushorët Marcel Zyla e Pol Vil dhe mbrojtësi Josip Staniçiç, të gjithë poshtë 20 vjeç.

Në të kundërt, Juventusi luan me emra të njohur, ku përjashtim bën vetëm sulmuesi i ri Andrea Favili, i blerë nga Askoli për 7.5 milionë euro këtë verë. Gjithashtu, debuton me fanellën bardhezi mbrojtësi portugez Zhoao Kanselo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online