Kosovës i kthehet ai që i mungonte, Lacio i jep dritën jeshile Muriqit për ndeshjen e jetës

Një lajm i mirë vjen ditën e sotme për Kosovën, të cilëve u rikthehet në skuadër pikërisht ai që aq shumë u mungoi në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Vedat Muriqi do të vihet sërish nën urdhërat e trajnerit Shaland. Pandemia ka bërë që klubet të marrin fuqi të plotë për grumbullimet e lojtarëve të tyre me Kombëtaret përkatëse, por Lacio ka vendosur t’i japë dritën jeshile sulmuesit shtatlartë për ndeshjen e jetës.

Gjendja fizike e futbollisit nuk është mjaft e mirë, pasi menjëherë pasi kaloi dëmtimin u konfirmua pozitiv me Covid-19, të cilin e largoi nga trupi i tij vetëm pak ditë më parë. Në këto kushte bardhekaltrit mund të mos lejonin që Muriqi t’i bashkohej Kosovës, por në lojë luhet një vend për në Euro 2021 dhe këtë gjë kurrsesi nuk mund ta humbte një nga lojtarët që ka dhënë një kontribut mjaft të madh për mbërritjen e dardanëve në betejën me Maqedoninë e Veriut./Halit Delibahi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online