Kosovë madhështore, thyen Norvegjinë e Odegardit

Kosovë e mrekullueshme, me talente të mëdhenj dhe sidomos zemër të madhe.

Përfaqësuesja U-21 e vëllezërve tanë ka fituar sot 3-2 me Norvegjinë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatit Europian.

Nisi gjithçka keq për Kosovën, sepse Thorsbi i shënoi që në minutën e pestë dhe Martin Odegard, talenti i famshëm në pronësi të Realit, i shënoi golin e dytë në minutën e 36-tëdirekt nga goditja e dënimit.


Amazing Fre Kick Goal Odegaard M… by ylberenexhipi

. U duk se mori fund aty, por fundi i pjesës së parë ishte i çmendur, sepse fillimisht në minutën e 41-të sulmuesi i talentuar Enis Bytyqi, i cili luan në Ligën 3 gjermane, shkurtoi diferencën e golave, ndërsa dy minuta më pas Florent Hasani i Trepçës ’89 barazoi.


Amazing Goal Bytyqi E. (1:2) Kosovo U21 vs… by ylberenexhipi

Amazing Goal Hasani F. (2:2) Kosovo U21 vs… by ylberenexhipi

Golat e shpejtë i dhanë zemër Kosovës, që në pjesën e dytë luajti si e barabartë ndaj Norvegjisë dhe në minutën e 87-të Bytyqi u bë heroi i ndeshjes, sepse shënoi golin e fitores së parë historike në fushë, pas fitores në tavolinë pikërisht ndaj Norvegjisë në qershor, pasi nordikët aktivizuan një lojtar të pezulluar.


Amazing Goal Bytyqi E.(3:2) Kosovo U21 vs… by ylberenexhipi

Me 6 pikë në 3 ndeshje, Kosova kryeson grupin 5 dhe tani fillon të ëndërrojë, jo vendin e parë, sepse ai do t’i shkojë Gjermanisë me shumë gjasa, por edhe vendi i dytë apo i tretë do të ishin një arritje fantastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online