Kosova nuk ndalet, “i rrëmben” dhe dy lojtarë Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës sa vjen dhe bëhet më e fortë. Ndonëse është një skuadër e formuar së fundmi, përfaqësuesja e Kosovës i ka të gjitha premisat që të ketë një të ardhme të madhe dhe pse jo të jetë pjesëmarrëse në komepticinet madhore.

Sot, trajneri Bernard Shaland ka pasur një konferencë për shtyp, ku ka folur gjerësisht për ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve, ku Kosova ka shanse të mëdha që të fitojë grupin dhe pse jo dhe Ligën.

Gjithsesi,një lajm i mirë vjen nga tekniku zviceran, i cili njofton se pjesë e skuadrës së tij shumë shpejt do të jenë dhe dy talente, që deri më tani kanë dhënë kontributin e tyre për moshat e Zvicrës. Bëhet fjalë për Mirlind Kryeziu. Mbrojtësi, i cili luan me Zyrihun e ka pranuar ftesën e Kosovës ashtu si dhe sulmuesi i Lucernës, Shkëlqim Demhasaj.

Sulmuesi ishte protagonist në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, pasi i shënoi gol dhe Jang Bojsit. Shaland u shpreh se arsyeja pse nuk janë që në këtë grumbullim dy lojtarët e sipërpërmendur është se ende nuk e kanë dokumentacionin e plotë: “Jemi duke kompletuar dokumentacionin për Demhasajn dhe Kryeziun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online