“Kosova nuk bën asnjë lëshim“, FFK-ja ia bën të qartë Spanjës: Luajmë vetëm me himn dhe me flamur, përndryshe…

Federata Spanjolle e Futbollit ka turbulluar ujërat me deklaratën e sotëm për ndeshjen me Kosovën. Më 31 mars, dardanët do të udhëtojnë drejt Sevijas, ku do të luajnë takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Federata spanjolle i është referuar shteti ttë Kosovës me termin territor për shkak se qeveria andaluziane nuk e njeh pavarësisnë e Kosovës.

Normalisht që pas këtij provokimi nuk mund të mungonte edhe një reagim zyrtar nga ana e FFK-së. Qeveria e futbollit të Kosovës ia thekson qartë spanjollëve se ndeshja do të luhet vetëm sipas rregullave të UEFA-s. Pra në rast se nuk do të lejohet flamuri apo humbi, atëherë FFK bën me dije se nuk do të zhvillojë duelin më 31 mars./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Deklarata e plotë e FFK-së:

9 mars, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës lidhur me provokimin e sotëm të Federatës së Futbollit të Spanjës, e cila në paralajmërimin e ndeshjes kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” që zhvillohet më 31 mars në Sevilla, Kosovës iu referua si territor, reagon si më poshtë:

Qasja e shtetit spanjoll në drejtim të shtetit të Kosovës fatkeqësisht ka qenë destruktive që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, por kjo qasje dhe makijazhi që institucionet e këtij vendi mundohen t’i bëjnë shtetësisë së Kosovës, nuk mund ta ndryshojnë dot historinë dhe realitetin.

Kosova është shtet i pavarur, i pranuar nga shumica e vendeve më të zhvilluara e demokratike të globit dhe anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në UEFA e FIFA, që nga maji i vitit 2016.

Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kot dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër.

Kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta si kristali dhe Spanja e dinë këtë, prandaj çka do që thuhet e shkruhet nuk i ndërron këto rregulla dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërrohen. Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet.

Gjithsesi, për ne është e papranueshme kjo formë qasjeje e spanjolleve dhe menjëherë jemi vënë në kontakt me Federatën spanjolle, ku tani jemi në pritje të një reagimi të tyre të shpejtë. Nëse ata nuk do të reagojnë në këtë drejtim, atëherë ne do të jemi të detyruar të kërkojmë të drejtën tonë në UEFA, ku do të kërkojmë mbrojtje nga ky institucion, sepse jemi vend anëtar i UEFA-s me të drejta të barabarta sikurse 54 federatat tjera dhe Spanja është e obliguar të na trajtojë në atë formë.

FFK pret që Federata Spanjolle të sillet konform rregullave të UEFA-s e FIFA-s dhe të mos bëjë veprime të cilat dëmtojnë raportet ndërmjet federatave dhe dy shteteve tona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online