Një Kosovë e mrekullueshme, në një atmosferë unike, ka arritur të triumfojë ndaj Qipros me rezultatin 73-64 në Prishtinë.
Kosova U-18 merrte pjesë në Grupin C të Kampionatit Europian të Kategorisë, por ka qenë fantastike këtë muaj, duke dhuruar ndeshje të shkëlqyera dhe duke fituar edhe finalen, me dominim absolut.
Që në pjesën e parë Kosova e mbylli 39-20 në avantazh dhe më pas ishte gjithçka e thjeshtë.
Rron Ukaj me 17 pikë e 8 kërcime, Erhan Sholla me 17 pikë, Dardan Kapiti me 10 kërcime, 4 asistime e 3 bllokime, Rilind Krasniqi me 2 topa të vjedhur, ishin këta disa nga heronjtë e Kosovës.
Tashmë Kosova shkon në Divizionin B të Kampionatit Europian të radhës, një hap gjigant përpara, sepse një kategori më lart edhe rivalët janë shumë cilësorë.