Pas Shqipërisë, është radha e Kosovës që të zbres sërish në fushën e blertë. Dardanët e nisën mbarë rrugën e tyre në kualifikuese. Barazimi në transfertë 1-1 ndaj Israelit shijoi si një fitore.
Tani Kosova do të kthehet për të fituar. Në mbrëmjen e sotme do të luajë përballë Andorrës në shtëpi. Një ndeshje që duket e lehtë në letër, por Andorra ka treguar në disa raste se mund të bëjë rezistencë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/