VIDEO/ Pamjet e ngadalësuara te pësimi i golit! Thomas Strakosha qëndronte i shtrirë në tokë dhe shihte si Sviderski stopoi topin

Polonia fitoi me jo pak fat ndaj Shqipërisë në mbrëmjen e djeshme me shifrat 1-0. Kuqezinjtë meritonin të merrnin së paku 1 pikë në transfertën e Varshavës. Për fatin e keq vendosi ai goli i pësuar nga Sviderski. Por çfarë shkoi keq në atë moment? Vetë autori, Sviderski, e pranoi që kishte fat në mënyrën sesi e stopoi topin. Ndërkohë shënimi i golit tregoi cilësitë dhe nuhatjen e tij me portën kundërshtare.

Nga ana tjetër, te Shqipëria ishte një nga të vetmet momente kur u neglizhua. Lojtarët e menduan si aksion të përfunduar kur devijuan topin me kokë për ta nxjerrë nga zona, duke mos e bllokuar Zielinskin që do të godiste në hyrje të zonës. Pasi ky i fundit gjuajti, Strakosha u hodh për ta bllokuar këtë goditje. Gardiani shqiptar zgjodhi që të qëndronte i shtrirë dhe u rehatua pak më tepër se duhej, duke parë nga atje sesi Sviderski do të stoponte topin. Një sekondë me vonesë që Strakosha zgjodhi të ngrihej i kushtoi shumë Shqipërisë.

Në momentin që Strakosha e kuptoi situatën e vështirë dhe sapo zgjodhi që të ngrihej, Sviderski e lëshoi topin nga këmba dhe për këtë arsye portieri ynë e kishte të pamundur që të evitonte atë goditje të lehtë që shkoi në rrjetë. Kjo nuk është një arsye për të fajësuar portierin, por sigurisht që nëse Strakosha do t’i kishte përveshur mëngët dhe do ta merrte më seriozisht aksionin që në nisje të tij, ndoshta goli mund të ishte evituar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online