Kosova “josh” lojtarët e Superiores, Ferizaj merr një mbrojtës

Vazhdojnë lëvizjet nga Shqipëria në Kosovë. Klubet e Vala Superliga e Kosovës po arrijnë të bindin shumë lojtarë të lënë Superioren dhe të luajë atje. Janë të shumtë ata që kanë bërë këtë zgjedhje dhe i fundit është Kristi Marku, qendërmbrojtësi që vjet ishte pjesë e Lushnjës.

Vetë lojtari, për “Sport Ekspres” ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Ferizajt sezonin e shkuar. Prej ditësh ai ishte në bisedime dhe tashmë është mbyllur marrëveshja. Veçse në qendër të mbrojtjes, Marku luan edhe të majtë.

Në Shqipëri ai është aktivizuar fillimisht te Teuta, për t’u transferuar në Hungari te skuadra e Honved. Futbollisti 23-vjeçar ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave të Shqipërisë. Flamurtari dhe Partizani kanë qenë dy stacione të tjera të karrierës së mbrojtësit. Marku i është bashkuar skuadrës së Ferizajt dhe ka udhëtuar drejt Ohrit, ku edhe skuadra e drejtuar nga Afrim Toverlani do të zhvillohu fazën përgatitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *