Kosova gjen kundërshtarin për miqësoren, ndodhet në grupin e Shqipërisë

Dy rezultatet e dobëta të Kosovës ndaj Suedisë dhe Spanjës kanë lindur dyshime tek tifozët, nëse vërtetë kjo përfaqësuese mund të arrijë diçka pozitive në grupin B. Në takimin mes Bernard Challandes dhe presidentit të FFK, Agim Ademi u përfol për dy ndeshje miqësore, në mënyrë që të provohen lojtarë të rinj, si dhe të rikthehet entuziazmi brenda grupit.

Indeksionline ka publikuar një artikull ku thuhet se tashmë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë filluar negociatat Kombëtaret e tjera. Pothuajse e sigurtë është miqësorja mes Kosovës dhe San Marinos, kundërshtarit që u mposht 0-2 nga Shqipëria.

Negociatat janë drejt përfundimit dhe në qershor mund të shijojmë këtë përballje. Ndërsa kundërshtari tjetër i mundshëm i Kosovës nuk është bërë akoma i ditur. Disa javë më parë kryetari i FFK, Agim Ademi pati kontakte me homologun e tij italian, Gabriele Gravina, megjithatë një sfidë mes Kosovës dhe Italisë ka shumë shance të vogla për të ndodhur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online