“Kosova është shtet i pavarur”! Në Serbi e quajnë provokim të turpshëm, ekipi nga Danimarka “i çmend” me të vërtetën para ndeshjes

Në Serbi nuk arrijnë ende që ta pranojnë të vërtetën sa i përket Kosovës. Madje situata mbërrin deri në atë pikë ku edhe nëse dikush tjetër e konsideron Kosovën si shtet të pavarur, siç është e vërteta, për serbët konsiderohet si provokim i turpshëm.

Kjo ka ndodhur para ndeshjes që do të zhvillohet në Europa League mes Crvena Zvezda dhe ekipit të Danimarkës, Midtjylland. Këta të fundit kanë shpërndarë një kuitz në rrjetet sociale ku i kërkojnë tifozëve që të gjejnë se në cilin qytet ndodhet Crvena Zvezda.

Ajo që “Kurir” i ka bërë përshtypje në këtë rast, është harta e shpërndarë prej tyre ku Kosova nuk figuron si pjesë e Serbisë. “Ka prekur një plagë të dhimbshme, territori i vendit tonë është paraqitur aty pa Kosovën. Ky ishte provokim i turpshëm”, shkruan Kurir. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *