Bernard Shaland është njeriu i duhur për Kosovën. Trajneri zviceran po bën mjaft mirë me skuadrën e “dardanëve”, pasi diçka të tillë e dëshmojnë statistikat. 67-vjeçari e ja drejtuar Kosovën në 6 ndeshje, duke marrë 5 fitore dhe 1 barazim. Skuadra është përmirësuar ndjeshëm, pasi ka shënuar plot 11 gola dhe është ndëshkuar vetëm 1 herë, pikërisht në triumfin e mbrëmshëm 3-1.
Tashmë të gjithë besojnë se Kosova mund të jetë një nga pretendentët në Ligën D për të rrëmbyer biletën që të çon në Europian. Pas ndeshjes me Maltën numri 1 i stolit të Kosovës theksoi se skuadra e tij bëri një paraqitje mjaft të mirë, por në të njëjtën kohë vuri në dukje faktin se skuadrës së tij i nevojiten përforcime në mbrojtje.
“Tani kemi krijuar një identitet dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë në përballjen e sotme. Nuk kemi shumë mbrojtës dhe në këtë repart na duhen dhe dy futbollistë të tjerë”.
“Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, por shënuam vetëm një gol dhe nuk ishte e mjaftueshme. E uroj skuadrën për paraqitjen e bërë sot, ishin shumë të mirë, patën posedim të topit, dhe bënë kombinime të bukura”.
“Pati shumë topa brenda zonës, por mungoi instinkti vrasës para porte. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Nëse nuk e “vrasim” ndeshjen do keni probleme në vazhdim. Ka shpresë për të ardhme, por ndeshja e ardhshme ndaj Ishujve Faroe do të jetë shumë e vështirë”.