Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, duket se po dorëzohet, sepse pas ndeshjes së humbur sot në Kroaci, ka paralajmëruar se së shpejti do të largohet nga pozicioni që mbulon prej shumë vitesh. “Rruga ime ka filluar në vitin 2002 dhe kemi angazhuar shumë lojtarë dhe pa stadium, dhe më dhemb shumë. Kosova është projekt i jetës sime por do të largohem shumë shpejt”, tha ai pas ndeshjes, edhe pse lavdëroi skuadrën e tij për paraqitjen e mirë, duke shtuar se faktikisht Kosova ishte shumë më mirë se në ndeshjet e shkuara dhe i mungoi vetëm pak përqendrim te goli i pësuar.
Edhe portieri Samir Ujkani ka qenë në të njëjtën linjë: “Luajtëm kundër një skuadre të madhe, jemi ekip i ri dhe ende duhet të përmirësohemi. Na mungoi përqendrimi te momenti i pësimit të golit, mund ta kishim evituar lehtë, sepse po luanim mirë dhe ishim pranë fundit të ndeshjes”.
Çaçiç – Pas ndeshjes trajneri i përfaqësues së Kroacisë Ante Çaçiç nuk e ka konsideruar të lehtë fitoren e Kroacisë ndaj Kosovës, duke shprehur shqetësimin e vet sidomos për dëmtimin e sulmuesit kryesor Manxhukiç: “Fusha ishte e vështirë dhe nuk ka qenë lojë e lehtë. Ne dominuam lojën dhe arritëm golin, tani kemi ndeshjen me Turqinë, por kjo ndeshje ka lënë gjurmë sepse Manxhukië është i dëmtuar. Me vjen keq që Kroacia nuk ka një stadium më të mirë.
“Nuk me ka befasuar Kosova sepse nga dita e ditës po rritet dhe mendoj se kushdo që luan ndaj Kosovës do ta ketë vështirë”.