Izraeli në kaos, pezullon kapitenin para Italisë

Izraeli u mund të shtunën nga Maqedonia dhe pas humbejs ndaj Shqipërisë, ishte një tjetër goditje shumë e rëndë për një skuadër që e nisi shumë mirë dhe dukej i sigurt për vendin e tretë, pas fitoreve në Maqedoni e Shqipëri.

Kundër Maqedonisë ra në sy nervozizmi i kapitenit Eran Zahavi, ylli i skuadrës izraelite, i cili është pezulluar për ndeshjen kundër Italisë, për shkak se hodhi shiritin e kapitenit.

Në fillim të pjesës së dytë Eran Zahavi humbi qetësinë, si pasojë e fishkëllimave dhe ofendimeve nga tifozët, ndaj hodhi shiritin në fushë, duke detyruar federatën izraelite ta pezullojë.

Pas ndeshjes, Zahavi tha: “Për 40 vite ne nuk i jemi afruar Kupës së Botës, ndaj më shpërtheu zemra kur dëgjova tifozët që na shanin dhe brohorisnin kundër nesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online