Kosova barazoi me Rumaninë, Giresse shpreh pakënaqësinë me lojtarët: Ata po zgjedhin Kombëtare të tjera

Kosova ka marrë një tjetër barazim në kualifikueset e Euro 2024, këtë herë përballë Rumanisë në “Fadil Vokrri“. Trajneri i dardanëve ka folur për “Supersport“-in pas ndeshjes, ku ka fajësuar terrenin e vështirë për rezultatin. Gjithashtu Giresse ka theksuar se lojtarët po zgjedhin Kombëtare të tjera dhe jo Kosovën.

“Terreni dhe fati ndikoi. Në momentet e fundit mund të bënim më mirë. Por terreni mbetet faktor kryesor në shkakun pse nuk gjetëm golin. Në fundin e lojës, Muriqi shpërdoroi dhe Rashica pati raste. Nuk jam i sigurt nëse i kemi pasur pesë barazime radhazi. Ka edhe lojtarë të tjerë që na shërbejnë, por ata po zgjedhin Kombëtare të tjera. Shpresat për një kualifikim? Përderisa na e lejon matematika ka gjithmonë një shans dhe nuk dorëzohemi“, ka deklaruar Alain Giresse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online