Elvis Rexhbecaj është njeriu i momentit te skuadra e Këlnit. Futbollisti shqitpar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon, ku numëron 5 gola dhe 2 asist deri më tani. Loja e mirë e zhvilluar prej tij kanë rënë edhe në sytë e trajnerit të Gjermanisë U21, Stefan Kuntz.
Ky i fundit i ka dërguar ftesë për t‘ju bashkuar ekipit të tij për Lojërat Olimpike, gjë kjo që ka sjellë krenari për Rexhbecajn. Lojtari 23-vjeçar ka të drejtë të zgjedhë për të ardhmen e tij mes Kosovës, Shqipërisë dhe Gjermanisë, por nga fjalët e thëna në mediat gjermane “pancerat“ janë në krye të listës së tij të dëshirave.
“Stefan Kuntz më telefonoi në dhjetor, ai më futi në listë. Kjo më bën shumë krenar dhe është një nxitje shtesë për mua. Do të ishte një ëndërr që të bashkohesha me Gjermaninë për të luajtur Lojërat Olimpike”, ka thënë Elvis Rexhbecaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/