“Nuk e mendonim se do të luante për 90 minuta”, trajneri i surprizuar nga Kamberi ndaj Celtic

Florian Kamberi luajti për 90 minuta të plota kundër Celtic duke qenë më i miri në fushën e lojës për Aberden. Sulmuesi shqiptar nuk kishte zhvilluar shumë stërvitje me ekipin e ri, megjithatë e njeh shumë mirë futbollin skocez pasi ka qenë më herët pjesë e Hibernian.

Trajneri i Aberden, McInees, është shprehur pas ndeshjes me Celtic se kishte të tjera plane me Kamberin. “Luajti për 90 minuta dhe ne nuk mendonim se do ta përballonte. Plani ynë ishte që të luante për 60 minuta, por Kamberi po ndihej mirë dhe vazhdoi në performancë e duhur. Erdhi te Aberdeni të mërkurën, nuk u takua dhe nuk u stërvit me ekipin deri të premten. Duke marrë parasysh të gjithën këtë, duhet të ndihet i kënaqur me debutimin që ka bërë.

Ka shumë gjëra në këtë mes që të bëjnë të mendosh se Kamberi do të na jap diçka në vlerat tona. Do ta ndiejë përfitimin e këtyre minutave të aktivizimit. Ne jemi shumë të kënaqur që e kemi hedhur në fushë dhe po punon shumë”, ka thënë McInnes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online