Kore kundër Kukësit, tifozët e Skënderbeut i bëjnë surprizë dhe kanë kërkesë për lojtarët

Skënderbeu do të luajë kundër Kukësit në datën 30 janar, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Superiores. Vite më parë kjo ndeshje përjetohej si një derbi pasi diskutohej për titullin kampion. Por këtë herë kanë ndryshuar gjërat pasi korçarët ndodhen në vendin e fundit. Penalizimi i marrë në Europë dhe largimet e shumta kanë bërë që Skënderbeu të paraqesë një tjetër fytyrë në Superiore.

Gjithsesi, tifozët nuk e lënë asnjëherë vetëm. Nëpërmjet pamjeve të publikuara nga “Balkanëeb” shihet sesi sportdashësit korçarë i japin zemër ekipit në stërvitje duke kënduar kore edhe kundër Kukësit, por gjithashtu ka pasur edhe një kërkesë për lojarët që të largohen sa më shpejt nga vendi i fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online