Korça i dha mbarësi për nisjen me tre pikë, Tirana do të luajë më Teutën në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”

Tirana e nisi me fitore këtë sezon të ri në Superiore duke fituar në shifrat 2-0 ndaj Kukësit. Bardheblutë e zhvilluan këtë përballje në Korçë, për shkakun se në stadiumet e kryeqytetit po punohet për kushtet më të mira të barit të fushës.

Për këtë arsye edhe takimi i radhës që do të zhvillohet të dielën kundër Teutës, i dërgon bardheblutë sërish në një tjetër udhëtim, megjithëse luajnë si vendas. Nëpërmjet një njoftimi të fundit bardheblutë zyrtarizojnë sfidën kundër ekipit të Martinit që do të luhet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online