Korabi mund Ilirinë dhe prezanton afrimet e reja

Korabi ka zhvilluar ditën e djeshme një ndeshje miqësore në Pezë-Helmës kundër Ilirisë së Fushë-Krujës, klub që garon këtë sezon në grupin B. Skuadra dibrane ia ka dalë të fitojë ndaj ekipit të drejtuar nga Fatmir Sala me rezultatin e pastër 2-0. Trajneri Bubeqi kishte lënë pushim Prendin, Hysenin, Kaloshin dhe Qarrin, të cilët u stërvitën të diferencuar. Në portë rikthehej të luajë Laço, që e mbajti katërkëndëshin të paprekur. Në fushë nga minuta e parë ishin edhe afrimet e fundit, Karaj dhe Dida, ndërkohë që në të dytën u aktivizua edhe sulmuesi Junildo Vatnikaj, i cili shënoi për Korabin njërin nga golat. 19-vjeçari ka dalë nga Partizani dhe në verë iu bashkua Bylisit, së bashku me të vëllanë e tij, Jurgenin. Golin tjetër për dibranët e shënoi sulmuesi Denis Taku,e dhe ky afrim i ditëve të fundit. 2-0 ishte rezultati përfundimtar në favor të Korabit.

Merkato – Rigers Karaj (Egnatia) dhe Bekim Dida (ish-Kukësi e Besa) janë zyrtarisht të Korabit, sepse klubi dibran i ka zyrtarizuar si përforcime për pjesën e dytë të sezonit. Më herët ishte zyrtarizuar edhe mbrojtësi Brajan Tola, i grumbulluar sot nga kombëtarja U-20 e Alban Bushit.

Korabi – Iliria             2-0

Korabi: Laço, Hoxha, Dida, Osmani, Simonov, Allmeta, Veliaj, Karaj, Murrja, Osmanllari, Raza. (U aktivizuan: Taku, Vatnikaj, Hysi, Tola, Kovaçi, Selishta, Kraja, Muça, Efica). Trajner: D. Bubeqi

Iliria: Ujka, Papleka, Boçi, Gjokeja, Sala, Turkaj, Bardhi, Kurti, Zuna, Doçi, Xhabrahimi. (U aktivizuan: Baku, Berberi, Lama, Balloku,  Tadjond, Lamptei). Trajner: F. Sala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *