Korabi ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e parë që do të zhvillojë sot në stadiumin e qytetit të Shijakut me Erzenin vendas. Skuadra dibrane ka pësuar shumë ndryshime në krahasim me një vit më parë, madje thuajse i janë larguar të gjithë lojtarët, me përjashtim të portierëve, Prençi e Laço, apo dhe Murrjes e Krajës që ishin kontingjent ekipi në edicionin e shkuar. Dibranët duket se kanë sërish synime madhore, madje muajin e fundit kanë qenë mjaft aktiv, me merkaton që kanë zhvilluar por edhe me afrimet e bujshme. Dibranët kanë afruar lojtarë të cilët kanë qenë titullarë në Kategorinë e Parë, por edhe nga Superiorja. Natyrisht, që emrat e Selacit, Veliajt, Osmanit, Turhanit, e Jaupit, apo dhe Hysenit, Prendit e Çakashvilit, tërheqin jo pak. Dibranët kanë ndërtuar një ekip simpatik dhe me synime madhore.
Formacioni i mundshëm: Selaci, Osmanllari, Turhani, Osmani, Jaupi, Qarri, Veliaj, Hyseni, Hyka, Prendi, Çakashvili. Trajner: J. Ahmataj.
Lista e federimeve të Korabit
Portierë: Elidon Selaci, Endrit Prençi, Tedi Laço
Mbrojtës: Anteo Osmanllari, Xhuljan Turhani, Xhuljo Jaupi, Ardit Osmani, Raul Shehu, Jurgen Qarri
Mesfushorë: Armend Murrja, Emiljano veliaj, Klaudio Hyseni, Redon Rasa, Tedi Hyka, Ardit Muça, Enton Allmeta, Ergys Kraja.
Sulmues: Kristian Prendi, Josep Çakashvili, Xhuljano Skuka.