Vllaznia B 100% shkodrane, talente dhe emra të njohur

Vllaznia B sot do të debutojë në Kategorinë e Parë, në një transfertë delikate me Egnatian në Rrogozhinë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore, ndërkohë që sot paradite do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për t’u përballur me vendasit.
VJERDHA – Portieri i kuqebluve të “B”-së, Zamir Vjerdha, para startit të sezonit është optimist. Ja çfarë thotë ai në një prononcim enkas për “Sport Ekspres”: “Padyshim që është historike, sepse të paktën për ne, grupin e rinj që vijmë nga “Akademia Vllaznia”, aktivizimi në këtë kategori ka qenë një ndër objektivat tanë primar, natyrisht duke mos hequr dorë asnjëherë nga Superiorja. Për Vllazninë B, do të luajnë emra të njohur futbollistësh shkodranë të cilat kanë spikatur edhe në Superiore, mes të cilëve spikasin: Dibra, Dema, Hajdari, Erkoçeviç, Djepaxhia, të cilët janë bërë burim frymëzimi edhe për pjesën tjetër të skuadrës. Grupi A, në të cilin luan Vllaznia B është mjaft i fortë kur kemi parasysh ekipet pretendente, sidomos Besëlidhja dhe Kastrioti, por edhe Tërbuni, Burreli, Shënkolli, etj, pa harruar kurrsesi edhe Egnatian me të cilën përballemi që në start të kampionatit. Nuk themi se jemi për kampionë dhe kalimin në Superiore, sepse për momentin një vendim i FSHF-së në e privon një gjë e tillë për të mos pasur dy Vllazni në elitë, por ju garantoj se do të jemi në 4-5 ekipet më të mira të kampionatit”, – ka përfunduar “gardiani” i talentuar shkodran, Zamir Vjerdha.
Formacioni i mundshëm: Vjerdha, Ruqi, Kukaj, Kola, Balaj, Dema, Djepaxhia, Erkoçeviç, Bega, Hajdari, Kushi (Hallunaj), Dibra. Trajner: E.Kraja.
Gaspër Marku

Lista e federimeve të Vllaznisë B
Portjerë: Zamir Vjerdha, Eldi Hasani
Mbrojtës: Samet Ruqi, Mario Kola, Denis Miloti, Sajmir Hyseni, Denis Balaj, Khaled Hoxhaj, Izmir Pelinku, Suad Prençi, Ambroz Kapaklija, Suad Bega.
Mesfushorë: Gjorgj Kushi, Admir Mehja, Ari Djepaxhia, Ibrahim Allunaj, Samet Lushaj, Bekim Dema, Grisel Tula.
Sulmues: Paulo Markolaj, Arsen Hajdari, Arenc Dibra, Bekim Erkoçeviç, Arbjas Hasanaj, Soni Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online