Kukësi e Korabi kanë shfrytëzuan pushimin e kampionatit, për të luajtur sot një miqësore në Pezë-Helmës. Kampionët e Shqipërisë janë si në shtëpi në Pezë-Helmës, por nuk është se treguan ndonjë epërsi.
Ishte një ndeshje e dobët, me ritëm shumë të ulët, fituar krejt papritur 1-0 nga Korabi. Skuadr e Kategorisë së Parë luajti një ndeshje mëse dinjitoze, duke rezistuar mirë ndaj sulmeve të Kukësit, që luajti me një formacion të kompletuar, aq sa ishin thuajse gjithë titullarët në fushë, përjashto Gurin, sepse titullar ishte Alijev, i cili sërish nuk arriti të shënojë.
Golin vendimtar e shënoi në minutën e 70-të një tjetër lojtar nga Lindja, mesfushori 24-vjeçar Joseb Çakvashvili, i cili fut në zonë dhe nga një pozicion diagonal gjuajti fort, duke shënuar.
Një fitore e bukur për moralin e Korabit, ndërsa Kukësi paguan nënvlerësimin e një sfide që nuk i vlejti fare.