Kontrolli i topit nuk i fiton ndeshjet, u konfirmua në Rusi

Teoria se për të fituar ndeshjet duhet të kesh gjithmonë kontrollin e topit u hodh poshtë në Botërorin 2018. Spanja, Gjermania dhe Argjentina, tre skuadrat me përqindjen më të lart të mbajtjes së topit në Rusi, janë jashtë turneut.

Shumë presing dhe pasimet e pafundme deri në mërzi, nuk i kanë shërbyer këtyre përfaqësueseve. Kampionët e botës nuk e kaluan fazën e grupeve, ndërsa “La Roja” dhe “Albiçelestët” u eliminuan në fazën e 1/8.

Me 74,6 për qind, Spanja është ekipi që e ka mbajtur më tepër topin deri në këtë fazë të turneut, e ndjekur nga Gjermania me 71,9 për qind dhe Argjentina me 65,9 për qind. Por këto statistika kaluan në plan të dytë, pasi krahasuar me rivalët të treja këto skuadra ishin më pak të frikshme dhe jo efiçente.

Në renditjen e pasimeve, askush nuk krahasohet me Spanjën me 4,100 prekje të topit, e ndjekur nga Argjentina me 3,135; Kroacia 2,807 dhe Portugalia me 2,664 pasime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online