Kontrasti/ Në Shqipëri ka mungesë besimi për të rinjtë, PSG kërkon leje për të futur një 15-vjeçar

Nga Klaudio Ndreca

Në vendin tonë e kemi humbur tërësisht kuptimin e fjalës “talent”, në perceptimin e saj të vërtetë. Shpeshherë ky term përdoret për një futbollist që ka aftësi të mira pa dallim të moshës, megjithëse në vetvete cilëson një gjetje dhe futbollist që po hedh hapat e parë në futbollin profesionist, por që ka statistika mbreslënëse dhe premtuese për të ardhmen.

Ndryshe nga Shqipëria ku talente quhen ende futbollistët 25-vjeçarë dhe ku shihet se nuk duhet t’i jepet besim futbollistëve 19-vjeç, pasi janë shumë të rinjë dhe nuk e mbajnë dot përgjegjsinë, rasti i PSG-së bën që të ndryshohet komplet perceptimi. Futbolli ka ndryshuar tërësisht dhe kampionët francez kanë bërë një kërkes të veçantë te Liga Franceze e Futbollit. Me ardhjen e Pochetinos në krye po i jepet besim akademisë, pasi trajneri i ri e ka treguar edhe me Totenhem se di të bëjë gjetje, jo vetëm duke përfituar nga shpenzimet e sheikëve.

Një nga lëvizjet më mbreslënëse të Pochetinos është afrimi i futbollistit 15-vjeçar, EL Chadaille Bitschiabu. Ky i fundit është 1.95 metra i gjatë, në kontrast të madh me bashkëmoshatarët e tij dhe konsiderohet si një yll në rritje për futbollin botëror teksa ka qenë në shenjëstrën e ekipeve si Barcelona, Reali i Madridit, Manchester City dhe Bayern Munchen, por që zgjodhi që të qëndronte ende te PSG.

Pochetino e ka kërkuar që ta grumbullojë për ndeshjen e nesërme kundër St Etienne, por nuk lejohet nga rregullat e kampionatit pasi lojtari më i ri që mund të luajë fillon nga mosha 16-vjeçare. Tashmë pas kërkesës së bërë nga ana e PSG-së pritet të shihet edhe përgjigja që do të merret nëse do të lejohet një rekord i ri në Francë dhe për futbollin europian apo do të priten edhe disa muaj në mënyrë që El Chadaille të mbush 16-vjeç dhe më pas të debutojë për kampionët e Francës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *