I dërgonte mesazh shokëve që të vendosnin baste, skandali i plasur për lojtarin e Atletiko Madridit

Mbrojtësi i kombëtares angleze, Kieran Tripper është përfshirë në një skandal serioz, pasi i janë zbuluar mesazhet që ai shkëmbente me shoqërinë në vitin 2019.

Në merkaton e verës së atij viti, ish-lojtari i Totenhamit u përfol për një kalim tek Atletiko Madrid, që më vonë u bë realitet. Madje ishte vetë anglezi që ka nxitur shokët e tij të hedhin baste për transferimin e tij te skuadra e Simeones.

Kryetari i Totenham, Daniel Levy priste të fitonte 500 mijë euro shtesë prej këtij transferimi. Ky skandal duket se ka vazhduar vazhdimisht, pasi lojtari ka inkurajuar shokët e tij të hidhnin baste edhe në kohën kur kalimi i tij tek Atletico Madrid kuotohej me koeficientin 7 nga bastet e huaja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online