Konti dëmtohet sërish, mbyllet sezoni

Lajm i keq për Milanin, por sidomos për Andrea Kontin, i cili është dëmtuar sërish dhe tashmë ka mbyllur sezonin.

Për mbrojtësin e djathtë ka qenë një sezon i zi, sepse u bashkua me Milanin për një shifër të konsiderueshme nga Atalanta dhe ishte një ndër investimet madhore për të ardhmen e klubit kuqezi, por që në shtator të vitit të shkuar pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe u operua.

Kthimi ka zgjatur vetëm pak ditë dhe sot Konti ka ndalur stërvitjen për një problem në të njëjtin gju ku është operuar.

Kontrollet e kryera kanë evidentuar një ndrydhje që ka prekur edhe meniskun, por për fat jo krociatin e operuar. Gjithsesi, për Kontin sezoni ka marrë fund, sepse do të mungojë dy muaj. Nëse do të kapë formën e vet më të mirë për sezonin e ardhshëm, do të jetë një blerje e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online