Konte-Milan, diçka po “gatuhet”

Antonio Konte nuk është liruar ende nga kontrata me Çelsin dhe duket se do të përballet në gjyq, për shkak të shkarkimit nga puna.

Ndërkaq, në Itali mediat vazhdojnë të këmbëngulin se ish-trajneri i kombëtares italiane është në bisedime me Milanin dhe pret të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Sipas torinezes Tuttosport, drejtuesit e Milanit do të takohen këto ditë me Konten për të mësuar nëse trajneri ka mundësi të zgjidhë problemet me Çelsin brenda pjesës së parë të gushtit.

Nëse kjo ndodh, Gatuzo do të pushohet nga puna, sepse pronarët e rinj duan një trajner ekspert dhe me emër. Leonardo në prezantim tha se Gatuzo nuk preket, por tashmë duhet parë sa i sinqertë ka qenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *