Trajneri i Çelsit, Antonio Konte kthehet pas 4 vitesh në Ligën e Kampioneve. Për herë të fundit shfaqej në këtë kompeticion më 11 dhjetor 2013. Rreth 4 vjet më parë dhe pa dyshim në një mbrëmje të hidhur për të dhe për Juventusin, që pasi mundur në Stamboll nga Gallatasaraji i jepte lamtumirën Ligës së Kampioneve. Sonte në mbrëmje ai kthehet në elitën e futbollit evropian nën drejtimin e Çelsit përballë Karabagut të Ansi Agollit. “Për mua ka shumë rëndësi të përjetoj një eksperiencë të këndshme në Champions. Por duhet të jemi realistë, jemi vetëm në fillet e një epoke të re dhe duhet të shohim hap pas hapi për të arritur në nivelin e klubeve si Reali, Bajerni e Juventusi”- ka thënë Konte.
Karabagu – “Pasi fituam kampionatin anglez të gjithë na shohin ndryshe. Por për ne çdo ndeshje është e rëndësishme, edhe kjo kundër Karabagut. Azerbajxhanasit debutojnë në këtë kompeticion dhe vijnë plot entuziazëm, ndaj të bëjmë kujdes.”
Rotacioni – “Është e pamundur të mos bëjmë rotacion. Në 3 javë kemi 21 ndeshje dhe patjetër që do të bëj ndryshime”- ka thënë Konte.
Karabagu në pritje të Agollit
Pikëpyetja e madhe për skuadrën azere, Karabag në ndeshjen kundër Çelsit mbetet aktivizimi i mbrojtësit tonë Ansi Agolli. Ai ka kaluar një dëmtim me kuqezinjtë dhe sipas medieve Azere është në mëdyshje për takimin e sotëm.
Formacioni i mundshëm i Çelsit (3-4-3)
Kurtua
Azpilikueta Kahill Luiz
Mozes Kante Fabregas Alonso
Uillian Morata Pedro
Formacioni i mundshëm i Karabagut (4-1-4-1)
Sehiç
Medvedev Rezniçak Husejnov Agolli
Karajev
Guerrier Miçel Almeida Madatov
Ndlovu