Konsiderohet ndeshja më e turpshme në Champions, 11 vite nga koha kur Barça eleminon padrejtësisht Chelsean

Sot 11 vite më parë është luajtur edhë një nga ndeshjet që ka shkatuar më tepër polemika në UEFA Champions League. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales mes Chelseat dhe Barcelonës, teksa këta të fundit do të avanconin në finale për të rrëmbyer më pas trofeun veshëgjatën nën udhëheqjen e Guardiolas. Por një sukses ky i pasuar me shumë debate nga pas. Arsyeja janë vendimet kontraverse të gjyqtarit të atij takimi, Tom Ovrebo, i cili u ka hequr nga duar penallti të pastra bluve të Londrës.

Esien do të zhbollokonte shifrat në fillim për t’i mbajtur ndezur shpresat Chelseat, ndërsa arbitri norvegjez nuk ia dha kënaqësinë e një goli të dytë, që do kishte ndryshuar tërësisht historinë në atë kompeticion. Disa ndërhyrje të gabuara në zonë dhe 2 topa të prekur me dorë janë parë si normale nga Ovrebo, që atë natë ka zgjuar edhe irritimin e fansave anglezë. Një gol nga Iniesta vetëm 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt do të sillte edhe eleminimin e Chelseat, që nëse i hedhim një sy rasteve të dyshimta kuptojmë se e meritonin finalen më shumë se katalanasit.

Balak do të shpërthente kundër arbitrit në fushën e lojës, ndërsa protestat i ka vazhduar edhe Drogba. Gjithashtu Ovrebo është detyruar të ndërrojë hotel pas ndeshjes dhe shumë kërcënime u adresuan drejt tij. Edhe vetë arbitri do e pranonte më vonë se kishte gabuar në atë ndeshje dhe se kishte dy raste për top të prekur me dorë në zonë, por vendimet nuk mund të kthehen pas. Për shumë tifozë kjo është edhe një nga takimet më të turpshme në historinë e Champions League, si dhe konsiderohet edhe si një “vjedhje” që Barcelona i bëri Chelseat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=435&v=THMo2bZRf2U&feature=emb_title

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *