“Halili më ka dhënë dy apartamente”, Tefik Osmani: Nuk kam pasur president koprac, te Partizani nuk kishte kaq presion

Nga Klaudio Ndreca

Tefik Osmani është një prej atyre lojtarëve që ka mbajtur veshur dy fanellat kryeqytetase në trup, ndërsa aktualisht është bardheblu. Më herët mbrojtësi i njohur në Shqipëri ka luajtur edhe për Partizanin. Kur bën një krahasim mes ekipeve, shprehet se te Tirana ka më tepër presion. Këtu flitet për detyrimin e fitores dhe reagimin e ambientit të jashtëm, që kanë ndikuar për keq në gjithë këtë periudhë të skuadra. Gjithashtu në intervistën për “Fan Zone”, Osmani shprehet se presidenti Halili i ka dhënë dy apartamente dhe nuk ka pasur ndonjëherë një drejtues koprac.

“Për ne është edhe interesi nëse Superiorja do të mbyllet në tavolinë se kryesojmë. Por janë hapur fasoneri dhe nuk po hapet futbolli, nuk mendoj se ka kaq rrezik. Kam besim që në fillimin e qershorit do të jemi në fushën e lojës. Ku jam ndierë më mirë mes Partizanit dhe Tiranës? Nuk ka pasur kaq shumë presion te Partizani. Kam fatin që të kem president si Halili, pa harruar edhe Xhanin.

Zakonisht presidentët më kanë thënë lekë, ndërsa Halili më ka dhënë dy apartamente. Nuk i kam pasur ndonjëherë presidentët kopracë, ndërsa trajnerët kur nuk marrin rezultatetet e duhura këtu në Shqipëri, thonë se po i ndërhyn presidenti për lojtarë”, ka thënë Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online