Konflikti me Ilir Dajën i kushton largimin, lojtari i Ballkanit njofton ndarjen: I kërkoj falje presidentit për situatën që ndodhi, iki me kokën lart

Kushtrim Gashi nuk është më lojtar i Ballkanit. Futbollisti nga Kosova ka njoftuar sot largimin e tij nga klubi kampion. Lojtari në fjalë pati një konflikt pak javë më parë me Ilir Dajën, çka duket se i ka kushtuar shtrenjtë. Gashi shkruan në llogarinë e tij në rrjetet sociale se tashmë do të jetë një lojtar i lirë dhe nuk ngurron të falenderojë tifozët, shokët e skuadrës dhe gjithë qytetarët e Suharekës. Më tej Gashi i kërkon falje presidentit Kabashi për situatën e krijuar së fundmi, ku protagonist ishte ai dhe Ilir Daja.

“Të dashur qytetarë të Suharekës dhe ju tifozë të klubit FC Ballkani, desha t‘ju njoftoj se nga sot jam lojtar i lirë. Duke e falenderuar Presidentin Arsim Kabashi për korrektësinë e treguar për këto 3 vite, e ndjej obligim ti kërkoj falje për situatën që ndodhi para ndeshjeve në garat Europiane.

Po largohem pas 3 viteve të kaluara me kokën lart duke dhëë gjithçka nga vetja çdo stërvitje dhe çdo ndeshje pa ndalur as një 1 minutë të vetme deri sa arritëm qëllimin që kishim së bashku, duke u shpallur kampionë në Superligën e Kosovës për herë të parë në historinë e klubit.

Po largohem duke i faleminderuar të gjithë shokët me të cilët pata mundësinë për këto 3 vite të stërvitem me ta, gjithë qytetin e Suharekës për respektin e treguar dhe tifozët Xhebrailat 1992. Duke i dëshiruar të gjitha sukseset e mundshme në garat Europiane, po largohem duke ju thënë vetëm Mirupafshim, por jo edhe Lamtumirë“, ka shkruar Kushtrim Gashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *