Milani vijon me largimet, ku pas Injacio Abates, Rikardo Montolivos, Bakajokos e Bertolaçit, radha është për Kristian Zapatën.
Mbrojtësi ka konfirmuar largimin nga kuqezinjtë si dhe ka treguar edhe ekipin e tij të ri. Kolumbiani do të vijojë të jetë pjesë e Serie A, ku do të veshë fanellën e Xhenoas.
“Jam i lumtur për këtë aventurë të re dhe që vesh një fanellë me peshë si ajo e Xhenoas. Përqafime për të gjithë tifozët tanë. Forca Xhenoa”, përfundoi Zapata.