Një lëvizje e minutave të fundit ka ndodhur në kampin kuqezi. Mirlind Daku ka lënë grumbullimin pas një dëmtimi të lehtë të pësuar në Kombëtare, ndërsa sot është njoftuar edhe zëvendësuesi i tij. FSHF-ja ka konfirmuar përmes faqes së saj zyrtare ekskluziven e bërë publike nga “Sport Ekspres”-i përpara shpalljes së listës.
Marvin Çuni ka marrë ftesën e Silvinjos dhe i është bashkuar për herë të parë Kombëtares shqiptare. Sulmuesi luan në Serinë A me fanellën e Frozinones, ekip në të cilin u transferua verën që lamë pas. Mbetet për t’u parë se sa minuta do të ketë në fushën e lojës përballë Bullgarisë në miqësoren që do të zhvillohet më 17 tetor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/