Konfirmohen Torasa dhe Kale, mësohen detajet e kontratës me Flamurtarin

Flamurtari ka bërë dy goditje cilësore në krahët e mesfushës. Trajneri Ilir Daja do të ketë në dispozicion argjentinasin Agustin Torasa dhe brazilianin Kale. Të dy lojtarët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me klubin bregdetar dhe do të firmosin kontratat me vlonjatët.

“Sport Ekspres” me anë të burimeve pranë klubit kuqezi mëson se të dy shtatshkurtrit do të firmosin kontrata 1+1. Ata do të jenë 1 vit nën kontratë me të drejtë rinovimi dhe për vitin tjetër. Torasa u bë i njohur për tifozët shqiptarë në aventurën e tij me Partizanin. Kale u bë i njohur nga Kukësi.

Kjo do të jetë aventura e dytë për të dy lojtarët në Shqipëri. Torasa ishte larg Shqipërisë për një sezon, pasi luajti në vendlindje pa sukses. Kale braktisi Kukësin në verë dhe tani do të firmosë për skuadrën e Flamurtarit. Vlonjatët përforcohen më shumë dhe do të futen me pretendime në këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *