Konferenca/ Hysaj e ka të qartë: Franca nuk të lë pikë për inagurim, më rrënqethi “Triumpf”

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro 2020 kundër Francës. Një përballje ku në lojë nuk do të jetë anjë objektiv në të dy palët, përveç atij objektivi moral të kuqezinjve që synojnë të lënë një shije të mirë te tifozët në një mbrëmje të veçantë që përkon me inagurimin e stadiumit më të ri “Air Albania”.

Kapiteni Hysaj ka qenë i pranishëm në konferencën e sotme për shtyp së bashku me trajnerin Reja, ku ka folur mbi përballjen e nesërme

“Nuk mendoj se një ekip si Franca do të na falë pikë vetëm se ne po inagurojmë stadiumin e ri, pasi janë profesionistë. Ne duhet të luajmë fort dhe nuk jemi më si më parë që vetëm vraponim në fushë. Duhet të kemi besim te vetja dhe të tregojmë se mund të luajmë mirë edhe ndaj një kundërshtari si Franca. Ne me zemër luajmë, me ardhjen e Rejas kemi arritur të krijojmë një lojë tonën dhe po bëjmë mirë. Filmi “Triumph” më krijoi disa emocione të reja që nuk i kisha përjetuar atëherë në fushë, më dha emocione që më bënë të ngjethem.

Do jetë një ndeshje e veçantë sepse do të luajmë në një stadium që nuk e kishim parë as në ëndërr. Është një stadium për lojtarë të mëdhenj. Ndeshja me Andorrën është një ndeshje që duhet ta harrojmë. Si kapiten ndihem gati të jap 120% nesër. Duhet të jemi të qetë dhe të luajmë pa frikë pasi e kemi treguar se në mënyrë të tillë mund të përballemi me këdo. Kjo është edhe këshilla ime si kapiten”, ka thënë Hysaj./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online