Kompletohet marrëveshja, Partizani përforcon Kamzën

0

Një ditë më parë Partizani zyrtarizoi afrimin e mbrojtësit Hektor Idrizaj, por në krahun tjetër edhe Kamza përfiton. SportEkspres njoftoi pasditen e djeshme se pjesë e marrëveshjes së mbrojtësit vlonjate ishte edhe Eneo Bitri.

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi, teksa klubi i Partizanit ka dalë me njoftim zyrtar: “Klubi zyrtarizon transferimin e Eneo Bitrit tek skuadra e Kamzës. Mbrojtësi 23-vjeçar, i cili iu bashkua të kuqve në fillim të këtij sezoni nga Tomori, do të kalojë me formulën e huazimit. Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Bitri do të jetë lojtar i Kamzës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2018- 2019”.

Trajneri Ernest Gjoka te Kamza do të ketë në dispozicion një tjetër mbrojtës pas afrimit të Harallamb Qaqit. Me Bitrin, por edhe Gjorgjievskin dhe Shalën të marrë gjatë merkatos së janarit, skuadra periferike e kryeqytetit është më e plotë në prapavijë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.