Lacio është eliminuar në mënyrë të papritur nga Liga e Europës. Bardhekaltrit hynë në fushë mbrëmjen e sotme si kryesues të grupit, por pas humbjes 1-0 me Fejnordin përfunduan në vendin e tretë. Një grup i çuditshëm, ku të gjitha skuadrat grumbulluan nga 8 pikë. Lacio do të marrë pjesë tashmë në Ligën e Konferencës, një kompeticion të cilin vetë Igli Tare e përbuzi në një deklaratë të tij dy javë më parë. Drejtori sportiv e emërtoi këtë turne si “kompeticionin e dështakëve”, por tashmë do të shohë klubin ku ai punon që të luajë në të.
“Në futboll, krijohen kompeticione të padobishme is Liga e Konferencës, të cilën e quaj ‘kompeticionin e dështakëve’, ose Liga e Europës, që nuk kanë vlerë për të ardhurat. Ata prodhojnë më shumë kompeticione, madje edhe Ligën e Kombeve me ekipe kombëtare dhe lojtarët janë bërë robotë. Luajmë çdo ditë e gjysmë tani dhe lojtaët nuk munden, nuk është njerëzore. Për të gjeneruar më shumë të ardhura, ne gjenerojmë më shumë probleme. Futbolli e ka marrë drejtimin. Rruga është e gabuar”, ka deklaruar Igli Tare pak javë më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Group F in the #UEL
1. Feyenoord – 8pts
2. Midtjylland – 8 pts
————————-
3. Lazio – 8pts
4. Sturm Graz – 8tpsEach team won two, drew two and lost two games in the group stage! ? pic.twitter.com/xJe6xvTO12
— 90min (@90min_Football) November 3, 2022