Komisioni i Disiplinës pranon kërkesën e Maganit, i jepet ultimatum 30 ditor klubit të Besës

Në Shqipëri futbolli nuk ka ulur siparin i gjithi, teksa ekipet e moshave vazhdojnë ende të zbresin në fushë. Komisioni i Displinës ka zbardhur vendimet sa i përket sjelljes së lojtarëve të rinj, duke mos u kursyer aspak në dënimet e tyre. Sjelljet josportive nuk i shkojnë përshtat futbollit, prandaj në listën e dënimeve gjejmë pezullime duke nisur që nga 2 ndeshje e deri në 8 të tilla. Ndërkohë Disiplina pranon kërkesat e Gugash Maganit dhe Klaudian Dervishit, duke i dhënë një ultimatum 30 ditor klubit të Besës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

  1. Lojtari i Akademia AAS U-19, Andi Jahja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KS Kastrioti U-19, Armando Zeli, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Egnatia U-19, Aleksander Dedej, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/a dhe 48/1a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i Labëria Fc U-19, Ali Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i FC Lushnja U-19, Endi Gjyla, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i JA Tirana U-17, Adriatik Mici, për sjellje josportive ndaj zyrtares së ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KS Luftëtari U-15, Aleksander Qiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KS Luftëtari U-15, Xhejni Kashah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. KS Luftëtari U-15, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Gugash Magani. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 38, datë 04.12.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  11. Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Klaudian Dervishi. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 37, datë 27.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *