Komenti i Lugës/ Superiorja me fitore si të Pirros, Vllaznia ka thënë fjalën dhe bie shkenca ekzakte në futboll

Koment për “Sport Ekspres” nga trajneri Ergys Luga

Superiorja ka qenë një kampionat ku deri tani fjalën e ka thënë Vllaznia i cili ishte ekipi në qendër të vëmendjes, pa llogaritur luhatjet që ka pasur rrugës sepse është normale që gjendja nuk mund të jetë gjithmonë e qëndrueshme. Po të shohim renditjen ka disnivel midis 5 vendeve të para që janë konkurrente dhe 5 vendeve të fundit që po luftojnë për mbijetesë.

Dihet që në futboll 2+2=5 çka është dhe rezultati i renditjes aktuale tani për në Superioe ku 5 skuadra po luftojnë për t’u shpallur kampione. Nuk jam dakort kur thuhet se Teuta luan shëmtuar ose Partizani luan gjithmonë njësoj apo histori të tjera nga këto. Sot nuk ka ekipe të shëmtuara apo të bukura, sot ka pikë të fituara.

Në futboll nuk ka shkencë ekzakte dhe nuk ta lejon lloji asimetrik i këtij sporti që të bësh parashikim të saktë. Por duhen komplimentuar skuadrat për garën që po tregojnë duke marrë parasysh dhe gjendjen e tejskajshme në të cilën ndodhet futbolli shqiptar. Sinqerisht duhet ti shtrëngojmë dorën të gjithë lojtarëve, stafeve dhe presidenteve të klubeve.

Mendoj se kampionati do ndahet dy javë para fundit, saktësisht javën e 34 aty do të shohim se cila skuadër do vendosi një dorë tek trofeu. Është një javë që do të ketë një ngarkesë psikologjike hakmarrje, gëzim dhe hidhërim. Në fund ajo që fiton, do të fitoj “Me fitore si të Pirros” . /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *