Koment/ Tifozët e Partizanit duan reagimin, trajneri italian numëron shpullat dhe tregon se kush e ka “dorën më të rëndë” nga rivalët e Superiores

“Kur të gjithë tifozët presin reagimin, Kolela mat “dorën e rëndë” të rivalëve të Superiores”.

Trajneri Kolela është një prej atyre emrave që gjithmonë ngjall polemika në publik me deklaratat e tij. Deri tani puna e italianit meriton vlerësim mbi mesataren. Ekipi ka marrë pikët e kërkuara për të qenë në luftën e titullit kampion dhe po i besohen talenteve të rinjë. Por pjesa që është gjithmonë për t’u diskutuar mbetet ajo e daljes në media.

Kolela është një trajner “i ftohtë”, që nuk i përshtatet natyrës sonë ballkanase. Gjithmonë ka batuta për të shpjeguar situatën, madje edhe në mbrëmjen më të errët për klubin dhe tifozët. Nëse i tillë ishte reagimi pas një humbje në derbi me Tiranën, nuk ka më dyshime se çfarë mund të pritet në ndeshje të tjera.

Disa e vlerësojnë këtë sjellje për të mos shkuar në justifikime të shumta dhe të tjerë nuk arrijnë do që ta kuptojnë. Ashtu siç në fakt edhe ndodhi në ndeshjen e humbur kundër Egnatias, 3-0. Tifozët e Partizanit ishin kurioz për të dëgjuar se çfarë kërkonte të thoshte trajneri i tyre pas një rezultati i tillë, ndërsa Kolela foli shkurtimisht: “Mbyll gojën dhe ik në shtëpi, nuk ka më nevojë për koment”.

E njëjta paraqitet situata edhe kundër Laçit, megjithëse këtë herë italiani nuk ishte edhe aq i sinqertë me opinionin publik. Pavarësisht se zhvilloheshin 3 ndeshje në të njëjtën kohë, sa herë që telekomanda drejtohej te Laçi-Partizani, gjithmonë ishin kurbinasit që shiheshin duke shpërdoruar një rast flagrant. Përveç atyre dy minutave të fundit ku Partizani u hodh i gjithi për të kërkuar barazimin, fundja edhe në aspektin psikologjik dhe pa nevojë për teknikë apo taktikë, ekipi që po humbet do të ketë gjithmonë shansin për të thënë fjalën e fundit.

Por Kolela doli në konferencën për shtyp dhe u shpreh se humbën, por jo si me Egnatian. Ndoshta italiani i referohet rezultatit, me siguri, pasi në lojë, Laçi jo vetëm që e meritoi fitoren, por në fakt shifrat nuk pasqyrojnë realitetin, ato duhej të ishin më të thella. Në fund italiani zgjedh që të bëj diferencën: “Egnatia na dha një shuplakë të fortë, Laçi ishte më e lehtë në shuplakë”. Kur të gjithë tifozët presin reagimin, Kolela mat “dorën e rëndë” të rivalëve të Superiores. Një frymë e re e tillë është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri, por për fatin e keq vjen te vendi i gabuar, Partizani, një stol që zien dhe tifozë që ndizen për të mirën e skuadrës së tyre. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online