Koment/ Bitri, Hadroj, Skuka, Cara! Reja kishte pasur të drejtë te Shqipëria, Kolela tregohet “Zotëri” edhe pasi mundi Tiranën

Nga Klaudio Ndreca

Në momentin kur Shqipëria do të ndeshej kundër Armenisë, Reja kishte menduar të shpërndante disa ftesa për lojtarët e Superiores. Ishte momenti që të bëheshin të lumtur elementet më të mirë të kampionatit tonë, ata djemë që kanë ende atë dashurinë e parë për Kombëtaren, pasi për ta shihet si e paarritshme.

Ajo dashuri për të cilën nuk mund të zërë edhe gjumi natën para ndeshjes, gjë e cila nuk ndodh të yjet tanë që luajnë në Europë dhe janë mësuar me nivelet më të larta. Por edhe në atë rast do të kishte polemika, Reja thërriti praktikisht gjysmën e ekipit të Partizanit. Bitri, Hadroj, Skuka dhe Cara mund të quheshin shumë në një listë me 5 lojtarë të grumbulluar nga Superiorja, teksa vetëm Gurishta e thyente paksa ngjyrën e kuqe.

Për më tepër që në atë kohë Tirana ndodhej në një moment më të mirë se Partizani. Por në fund vendimi i Rejës dukej saktësisht i llogaritur mirë. Në derbin e sotëm që zhvilluan këto dy ekipe, të katër këta lojtarë bën diferencën. Bitri ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe është kthyer në lider, Hadroj nuk lejoi askënd të kalonte në krahun e tij, Tedi Cara është rritur ndjeshëm dhe nuk ndalet në driblime, ndërsa Skuka u kthye në hero me golin e shënuar.

Nga ana tjetër është për t’u vlerësuar edhe qëndrimi i Kolelës. I ftohtë, akull, u tregua kur Partizani humbi në derbin e parë ndaj Tiranës, aq sa acaroi edhe vetë tifozët e klubit të kuq. Po të njëjtin qëndrim mbajti edhe pasi arriti të fitonte. Megjithatë “buzëqeshja vesh më vesh” e tradhtonte në disa raste, pasi nuk ndodh shpesh që të fitosh një ndeshje në Superiore në një stadium të tejmbushur si të jetë duke luajtur Kombëtarja. Por Kolela tregohet “Zoti” dhe nuk shfaq dyfytyrësinë, për të qenë i njëjti, si në rast fitoreje dhe në rast humbje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online