Në orën 17:15 filloi supersfida e Italisë, Milan-Roma. Pjesa e parë ishte mjaft e mbyllur, ku të dyja skuadrat u munduan të mos pësonin gol. Rezultati përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0. Megjithatë në minutën e 39-të, mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanolu, ka humbur një rast mjaft të pastër për gol.
Pas një krosimi të ardhur në drejtim të turkut nga Hernandez, me portën e boshatisur, lojtari bën të pamundurën, duke e dërguar topin me kokë përtej traversës. Këto ngjarje po përsëriten shpesh në Seria A, pasi dhe mesfushori i Interit, Galiardini bëri një gjest komik, ku vetëm 2 metra larg vijës fatale goditi traversën. /Sport Ekspres/
Excellent pass from Theo but Çalhano?lu can’t get the header on target. pic.twitter.com/yELdcbU3LQ
— Para (@Paracelsus) June 28, 2020