Kombëtarja U17 u kualifikua në Elite Round, Duka: Konfirmohet puna intensive me moshat, jam besimplotë se do nderojnë fanellën kuqezi

Shqipëria ka arritur një sukses të madh në futbollin e moshave. Ekipi kombëtar U17 ia ka dalë të kualifikohet për në fazën Elite Round të Kampionatit Europian 2023. Skuadra ka marrë edhe përgëzimet e Armand Dukës, i cili tregon vlerësimin e tij përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Kreu i FSHF-së shkruan se ky kualifikim është fryt i një pune disa vjeçare të bërë nga Federata në futbollin e moshave, ndërsa më tej shton se ndihet besimplotë se djemtë kanë për ta nderuar fanellën kuqezi në këtë kompeticion.

“Kualifikimi i Kombëtares se 17-vjeçarëve një tjetër sukses historik i futbollit Shqiptar në këtë vit 2022. Sukses i merituar i djemve të talentuar të Kombëtares 17-vje?are të drejtuar nga Ervin Bulku, që arritën në Elite Round të Europianit 2023. Një arritje e rëndësishme duke parë që kuqezinjtë e vegjël përballeshin me emra të mëdhenj të futbollit europian si Suedia, Uellsi dhe Kroacia.

Tre ndeshje shumë pozitive që konfirmojnë edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar dhe vijimësinë e një pune intensive shumë vje?are që po bëhet me futbollin e moshave. Vitin e ardhshëm i presim 3 finale të mëdha për të cilat unë jam besimplotë se do të dhurojnë paraqitje shumë të mira e do të nderojnë fanellën kuqezi. Shumë urime ?una”, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *