Kombëtarja siguron qendrimin në Ligën B, Duka: Vajzat kuqezi ndriçuan “Air Albanian”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës B edhe në sezonin e ardhshëm. Fitorja 3-0 kundër Qipros në “Air Albania” i mban ato në të njëjtën ligë. Armand Duka ka uruar vajzat kuqezi për suksesin e sotëm përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

“Sonte vajzat kuqezi e ndriçuan “Air Albanian”!
Me pasion, grintë dhe një lojë fantastike, ato mposhtën Qipron dhe siguruan qëndrimin e merituar në Ligën B! Urime vajza për këtë fitore të madhe”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/