Dita e sotme e sheh kombëtaren kuqezi të izoluar në hotelin ku po qëndron në Strumica, me forcat e sigurisë që kanë shoqëruar delegacionin kuqezi që nga Shqipëria dhe tashmë kanë “blinduar” hyrjen e hotelit.
Asnjë person i paautorizuar nuk lejohet të futet në hotel, që është i rezervuar tërësisht për kuqzinjtë.
Edhe familjarët e gazetarët janë të detyruar të presin mbrëmjen për të parë skuadrën e drejtuar nga Kristian Panuçi.
Dalja e vetme do të jetë në orët para ndeshjes, për të udhëtuar drejt stadiumit.